Pantina tregon se a janë unikë deputetët e Vetëvendosjes (video)
Deputetja e VV-së, Shqipe Pantina, ka përshëndetur lirimin e Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit nga paraburgimi.
Pantina në “Ditë Mbas Dite” të “TV Rrokum” , ka thënë se nuk është e kënaqur me punën e Kuvendit.
“Nuk jemi mbledhë aq sa duhet dhe nuk janë thirrë seancat e rregullta javore, ndërsa disa seanca janë stërzgjatur, çka e ulë cilësinë e Kuvendit”, deklaroi ajo.
Pantina ka folur edhe per Demarkacionin, duke thënë se Qeveria duhet të gjejë zgjidhje për këtë situatë.
Ajo ka kritikuar numrin e madh të zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj.
“Numri i madh i zëvendësministrave e ngarkon buxhetin e Kosovës, por për më tepër e ka degraduar pozitën e zëvendësministrave”, ka thënë ajo.
Pantina ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Vetevëndosje.
Pantina pranon se ka mendime të ndryshme në mes të Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt, por mohon se ka grupe në VV.
Emisioni i plotë: