Panucci mund ta braktisë Shqipërinë për Romën
Di Francesko është në fije të perit dhe vetëm një kualifikim në Portugali ndaj Portos mund ta shpëtojë karrierën e tij te Roma. Mediet italiane kanë bërë aludimet se kush mund të jetë ai që do ta zëvendësojë në rast të një dështimi në Ligën e Kampionëve.
“Sky Sport” ka listuar emrat që mund ta zëvendësojnë. 3 janë pistat më të besueshme, Paolo Soza, i cili më parë ka drejtuar Fiorentinën, Roberto Donadoni dhe i treti është Christian Panucci i kombëtares shqiptare. Trajneri i Shqipërisë cilësohet si një kandidat i fort për të marrë stolin e ish-ekipit të tij.
Megjithatë ai ka një kontratë me FSHF-në dhe i duhet të zgjidhë atë më parë. Kjo nuk është hera e parë që Panucci lakohet për një kalim te Roma, pasi ka ndodhur edhe më parë, duke parë se çfarë përfaqëson për klubin.