Panxha dhe Dema nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

29 tetor 2019 | 12:09

Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës kanë nënshkruar të martën memorandum bashkëpunimi, i cili ka për qëllim shkëmbimin e informacioneve.

Me këtë rast, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema dhe drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve Astrit Panxha, vlerësuan këtë arritje të bashkëpunimit për studentë dhe prodhues të vendit që ka një impakt për zhvillimin ekonomik.

Rektori Dema ka deklaruar ky është vetëm edhe një hap në procesin e orientuar drejt tregut të punës. “Ky është vetëm edhe një hap më tutje në procesin e transformimit të Universitetit të Prishtinës nga një universitet që ka qenë më tepër teorik në një universitet të orientuar nga biznesi, nga tregu i punës, bashkëpunimi me komunitetin. Pikërisht në këtë bashkëpunim do të fokusohemi më tepër në shkëmbimin e informacioneve, sepse ne si shoqëri duhet të orientohemi nga informacioni”, ka thënë Dema.

Ndërsa, Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka pohuar se sektori i prodhimeve është i ri në Kosovë, ndaj ka nevojë për ekspertiza të reja.

Po ashtu, Panxha ka thënë se kjo marrëveshje ndikon pozitivisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës “E dimë që sektori i prodhimeve është i ri në Kosovë, kemi nevojë për ekspertizë në aspektin e kërkimeve të ndryshme. Kemi fakultetin elektroteknik, fakultetin ekonomik, pra, për neve të gjitha këto janë si një burim që duhet të ta shfrytëzojmë më shumë. Besoj që bashkëpunimi mes dy organizatave do të krijon një sinergji për ekonominë e Kosovës”, është shprehur Panxha.

Nën organizimin e Klubit të Prodhueseve nesër (e mërkurë) fillon ngjarja vjetore treditore Festivali i Gjelbër i cili promovon bizneset e gjelbra të Kosovës dhe nxitë interesimin për riciklim, energji të ripërtritshme dhe efiçencë energjetike.

Sektori i gjelbër në rritje e sipër në Kosovë ofron mundësi të konsiderueshme për rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të punës.

Në Festivalin e Gjelbër të vitit të kaluar, 23 ndërmarrje pjesëmarrëse realizuan mbi 1.3 milionë euro shitje. Këtë vit, me pjesëmarrjen e 41 ndërmarrjeve kosovare të bazuara në energji të gjelbër që do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në festival, priten edhe më shumë kontrata dhe marrëveshje eksporti.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka mund të largohet në afatin kalimtar…