Panxha: Prodhimi, sektori më strategjik i Kosovës
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, në hyrje të konventës, ka deklaruar se prodhuesit në Kosovë po përballen me shumë sfida.
“Prodhimi është sektori më strategjik i Kosovës. Konventa është organizuar me qëllim që t’iu tregojmë se në Kosovë ka prodhim dhe kanë shumë sfida. KPK është pro tregtisë së lirë. Kemi ftuar bashkëpunëtor nga Shqipëria dhe Maqedonia në mënyrë që të bashkëpunojmë”, ka deklaruar Panxha.
Ai tutje, ka thënë se prodhuesit nga Kosova po kanë vështirësi të depërtojnë në Serbi dhe Bosnja dhe Hercegovina.
“Prodhuesit po kanë vështirësi të depërtojnë në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Ne me qeverinë jeni duke bashkëpunuar në financimin e eksportit, duke gjetur mekanizma për t’i përkrahur edhe projektet për eksport”, theksoi Panxha.