
Papa arrin në Kili, synon rikthimin e besimit te kisha
16 janar 2018
| 10:49
Papa Françesku ka arritur për vizitë treditëshe në Kili, me qëllim rikthimin e besueshmërisë te kisha lokale.
Zemërimi i popullsisë atje është rritur, për shkak të akuzave për abuzimin seksual të fëmijëve kundër 80 anëtarëve të klerit kilian.
Disa priftërinj janë dënuar nga Gjykata e Vatikanit, por protesta kundër mbulimit të dyshuar të skandalit priten gjatë qëndrimit treditor të Papës.
Pika kulmore e vizitës së Papës do të jetë një meshë e hapur në kryeqytetin Santiago, të martën.
Papa po ashtu do të takojë viktimat e diktaturës së Augusto Pinochetit.
Kreu i Selisë së Shenjtë do të udhëtojë drejtë Perusë të enjten.