Papa bën thirrje për dialog pas rritjes së tensioneve në mes ShBA-së dhe Iranit
05 janar 2020
| 15:28
Papa Françesku ka bërë thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje. Këto komente të Ati të Shenjtë vijnë vetëm dy ditë pas vrasjes së një gjenerali iranian nga Shtetet e Bashkuara.
Duke folur sot në Vatikan, Papa nuk ka përmendur Iranin, por ka folur për rritjen e tensioneve, që sipas tij, po prek shumë vende të botës.
“I bëj thirrje të gjitha palëve që ta mbajnë të ndezur flakën e dialogut dhe vetëpërmbajtjes dhe të largojnë hijen e armiqësisë”, ka thënë Papa.
“Vetëm lufta sjell vdekje dhe shkatërrim”, ka shtuar Papa.
Më 3 janar, përmes një sulmi ajror, Shtetet e Bashkuara vranë gjeneralin e forcave elite iraniane, Quds, Qasem Soleimani. Irani është zotuar se do të hakmerret për këtë vrasje. /Rel/