Papa bën thirrje për evakuimin e refugjatëve nga kampet e Libisë
Papa Françesku ka bërë thirrje për evakuimin e refugjatëve, të cilët po mbahen në kampet e ndalimit në Libi, teksa luftimet janë duke u përshkallëzuar.
Duke folur sot pas lutjeve në Vatikan, Papa ka thënë se refugjatët tashmë janë duke u përballur me kushte të vështira në këto kampe. Sipas tij, këto kushte janë përkeqësuar edhe më shumë, për shkak se luftimet po vazhdojnë.
“Bëj apel, që veçanërisht gratë, fëmijët dhe të sëmurët të mund të evakuohen sa më shpejt që të jetë e mundur, përmes korridoreve humanitare”, ka thënë Papa Françesku.
Javën e kaluar, agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, evakuoi 325 refugjatë afrikanë, të cilët gjendeshin në një kamp të ndalimit në jug të Tripolit, pas përshkallëzimit të dhunës.
Të shtunën, sulmet ajrore goditën kryeqytetin libian, Tripoli, teksa forcat besnike të komandantit Khalifa Haftar, që tri javë janë duke kryer ofensivë për të marrë kontrollin e Tripolit, nga forcat e Qeverisë së Libisë.