Papa bën thirrje për pajtim në Tokën e Shenjtë
20 maj 2018
| 17:03
Papa Françesku ka thënë se dialogu dhe pajtimi janë të nevojshme në Tokën e Shenjtë dhe gjithë Lindjen e Mesme.
Ai u ka thënë besimtarëve në Sheshin Shën Pjetri se “shpirtërisht” është bashkuar me lutjet që janë mbajtur të shtunën në Jerusalem, vend i cili, sipas tij, është i shenjtë për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët.
Gjatë meshës së të dielës, Papa ka folur për situatën në Gaza dhe është lutur që atje të arrihet paqja.
Autoritetet palestineze kanë thënë se më shumë se 110 palestinezë janë vrarë gjatë përleshjeve në mes të kufirit të Rripit të Gazës dhe Izraelit që prej muajit mars.
Protesta vdekjeprurëse në kufiri Gaza-Izrael ka pasur edhe në ditën kur Shtetet e Bashkuara hapën ambasadën e tyre në Jerusalem.