Këto deklarime shënuan komentet e tij të para publike në lidhje me protestat që shpërthyen në Iran në mes të shtatorit të vitit të kaluar për vdekjen e Mahsa Amini.
Gruaja 22-vjeçare vdiq pasi u arrestua nga policia morale e Iranit për dyshimin se kishte shkelur kodin e rreptë të veshjes së Republikës Islamike.
Gratë kanë luajtur një rol udhëheqës në protesta, ku shumë prej tyre kanë hequr publikisht shaminë e detyrueshme islame, të njohur si hixhab.
Të paktën katër persona janë ekzekutuar që nga fillimi i demonstratave, pas gjykimeve të kritikuara ndërkombëtarisht, të shpejta dhe me dyer të mbyllura.