Papa feston ditëlindjen me një picë gjigante
19 dhjetor 2017
| 10:55
Papa Françesku ka ndezur qirinjtë e ditëlindjes së tij në një picë të gjatë, në Vatikan për kënaqësinë e fëmijëve.
Françesku, i cili mbushi 81 vjeç, u tha fëmijëve të cilët përdorin shërbimin shëndetësor të Vatikanit, ta hanë të gjithë picën prej katër metrash, pasi kjo do t’i bëjë ato të rriten.