Papa Françesku bën thirrje që t’i jepet fund luftës në Siri
Papa Françesku ka bërë thirrje për dhënien fund të “masakrës” në Siri, duke kërkuar pajtim në Lindjen e Mesme.
Këto thirrje, Papa Françesku i ka bërë të dielën gjatë mesazhit të tij tradicional për Pashkët.
“Sot ne lutemi për paqe në gjithë botën, duke filluar nga Siria”, ka thënë Papa gjatë fjalimit të tij.
Duke i’u bërë thirrje për “ndërgjegje të gjithë udhëheqësve politikë dhe ushtarak”, Papa ka kërkuar që t’i jepet fund sa më shpejt masakrës në Siri, derisa dhjetëra mijëra besimtarë kanë ndjekur fjalimin e tij nga sheshi “Shën Pjetri” në Vatikan.
Ati i Shenjtë ka bërë thirrje që të lehtësohet dërgimi i ndihmave në Siri.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën të dielën kremtojnë Pashkët, ditë të cilën besimtarët besojnë se Jezu Krishti është ringjallur.