Papa Françesku: Bota po goditet nga një virus tjetër më i rrezikshëm se Covid-19

19 prill 2020 | 21:00

Papa Françesku bëri thirrje për një vizion të përbashkët të botës pas krizës së COVID-19, duke u shprehur se lëvizja pa solidaritet global apo përjashtimi i sektorëve të shoqërisë nga rimëkëmbja, do të rezultonte në “një virus akoma edhe më të keq të indiferentizmit egoist”.

“Mëshira nuk i braktis ata që mbeten pas. Tani, ndërsa mendojmë për daljen e ngadaltë e të lodhshme nga pandemia, na cenon pikërisht ky rrezik: të harrojmë ata që kanë mbetur mbrapa.

Ka rrezik të na godasë një virus akoma edhe më i keq, ai i egoizmit indiferent. Transmetohet, duke u nisur nga ideja se jeta përmirësohet, nëse përmirësohet për mua; se gjithçka do të shkojë mirë, nëse do të shkojë mirë për mua.

Fillohet këtu e arrihet në përzgjedhjen e njerëzve, në mënjanimin e të varfërve, në sakrifikimin e atyre që kanë mbetur pas në altarin e progresit”, tha Papa gjatë Meshës në Mëshirën Hyjnore të Dielën në një kishë pothuajse të brazë

Ati i shenjtë i Vatikanit tha se pandemia nuk përzgjedh, ajo na kujton se jemi të gjithë njëlloj dhe se tani është koha për të zhdukur pabarazitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Etna, vullkani më aktiv i Evropës, ka shpërthyer sot në…