Papa Françesku i cilëson lajmet e rreme si djallëzore
Papa Françesku i ka cilësuar lajmet e rreme si djallëzore, duke u thënë gazetarëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale që të nxjerrin në pah “taktikat gjarpërore” manipulative, të cilat po krijojnë ndasi në interesat politike dhe ekonomike.
“Lajmet e rreme janë shenjë e qasjeje jotolerante dhe janë aty për të shpërndarë arrogancë dhe urrejtje”, ka thënë ndër të tjera Papa, transmeton Reuters.
Ky dokument është publikuar pas disa mujsh debate në atë, se sa kanë ndikuar lajmet e rreme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara dhe zgjedhjen e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Shpërndarja e lajmeve të rreme mund të avancojë qëllime specifike, të ndikojë në vendimet politike dhe t’iu shërbejë interesave ekonomike”, është thënë në deklaratën e Papa Françeskut.