Papa Françesku dërgoi 15.000 akullore për të burgosurit në Romë
Një veprim i papritur është bërë nga Papa Françesku, i cili dërgoi 15,000 akullore të burgosurve.
Akulloret iu dorëzuan dy burgjeve të Romës, Regina Coeli në qendër të qytetit dhe Rebibbia, në periferi, nga kardinali i zgjedhur i Vatikanit, Conrad Kratzeëski.
Një deklaratë nga Vatikani tha se zyra bamirëse e Papës “nuk shkoi me pushime” këtë verë. Vullnetarët e kaluan kohën duke vazhduar t’i kushtoheshin, ndër të tjera, dy prej shtatë projekteve që kanë ndërmarrë, vizitës së të burgosurve dhe ngushëllimit të të pikëlluarve. Dhurimi i akullores ishte një nga gjestet e shumta të bëra gjatë verës ” për të ndihmuar dhe dhënë shpresë për mijëra njerëz në burgjet e Romës” , shtohet në deklaratë.
Në qershor, rreth 20 të burgosur nga burgjet Rebibbia takuan Papën, i cili i shoqëroi ata në një vizitë në Muzetë e Vatikanit.
Gjithashtu, zyra e tij e bamirësisë mori grupe njerëzish të pastrehë dhe i çoi në det ose liqen për një pasdite pushimi dhe ngrënieje në një piceri.
Testet dhe vaksinat falas të koronavirusit iu dhanë gjithashtu të pastrehëve në Romë dhe njerëzve që jetojnë në varfëri.
Kjo verë ishte një nga më të nxehtat në Itali. Në Sirakuzë, Sicili, temperatura arriti në 48.8 gradë celsius në gusht. Në të njëjtën kohë, vendi u godit nga zjarret.