Papa Françesku e mirëpret armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit
19 janar 2025
| 13:54
Papa Françesku e ka mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Hamasit.
Ai ka thënë se shpreson se armëpushimi “do të respektohet nga palët dhe se të gjithë pengjet do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi për t’u ribashkuar me më të dashurit e tyre”.
“Shpresoj se ndihmat do të arrijnë tek njerëzit e Gazës që kanë nevojë kaq urgjente”.
“Si izraelitët dhe palestinezët kanë nevojë për shenja të qarta shprese. Shpresoj që autoritetet politike për të dy (Izraelin dhe Palestinezët), me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, mund të arrijnë zgjidhjen e duhur për të dy shtetet. Të gjithë mund t’i thonë po dialogut po për paqen”, ka thënë Papa, shkruan “Reuters”.