Papa Françesku fillon vizitën zyrtare në Tajlandë
Papa Françesku ka mbërritur në Bankok për të filluar një turne në Tajlandë dhe Japoni.
Ai është në një mision, për të rritur moralin e bashkësive katolike të vogla të atyre vendeve dhe të flasë për çështje që përfshijnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe paqen.
Ai në Tajlandë do të nxjerrë në pah admirimin e tij për paraardhësit misionarë të komunitetit, që i sollën besimin këtij kombi Budist shekuj më parë dhe duruan periudha persekutimi më vonë.
Katolikët janë një pakicë e vogël, në vendin me shumicë Budiste dhe përbëjnë më pak se 1 për qind të popullsisë.
Vizita e Papa Françeskut përkon me 350-vjetorin e misionit të parë në Siam, emri i dikurshëm i Tajlandës.
Ai do të takohet me mbretin, Maha Vajiralongkorn, kreun e klerit Budist të Tajlandës, si dhe udhëheqësit dhe studentët katolikë para se të shkojë në Japoni, më 23 nëntor.