Papa Françesku: Ka ardhur koha që të njerëzimi ta shfuqizojë luftën

27 mars 2022 | 14:34

Papa Françesku, ka thënë se kërcënimi i një konflikti global të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës duhet t’i bindë të gjithë se ka ardhur koha që njerëzimi të shfuqizojë luftën para se të shfuqizojë njerëzimin.

“Ka kaluar më shumë se një muaj nga pushtimi i Ukrainës, që nga fillimi i kësaj lufte mizore dhe të pakuptimtë, e cila, si çdo luftë, është një disfatë për të gjithë. Ne duhet të hedhim poshtë luftën, një vend vdekjeje ku baballarët dhe nënat varrosin fëmijët e tyre”, ka thënë ai.

Lufta në Ukrainë po shkatërronte të ardhmen e vendit, ka thënë Papa, duke përmendur një statistikë që gjysma e fëmijëve ukrainas duhej të largoheshin nga vendi.

“Kjo është kafshëria e luftës, diçka që është barbare dhe sakrilegjike. Nëse do të dalim nga kjo luftë njësoj si më parë, të gjithë do të jemi në një farë mënyre fajtorë. Përballë rrezikut të vetëshkatërrimit, njerëzimi duhet të kuptojë se ka ardhur koha për të shfuqizuar luftën, para se lufta të shfuqizojë njerëzimin”, është shprehur Papa.

Më tutje,  Papa ka bërë thirrje që të ndalohen armët dhe të negociohet për paqe, raporton “Reuters”.

“I lutem çdo politikani të përfshirë të reflektojë për këtë, të marrë një angazhim dhe, duke parë Ukrainën martire, të kuptojë se çdo ditë lufte e përkeqëson situatën për të gjithë. Mjaft! Ndal! Le të ndalen armët. Negocioni seriozisht për paqen”, është shprehur Papa Françesku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mijë kore janë themeluar vetëm disa ditë pas pushtimit…