Papa Françesku kërkon solidaritet për refugjatët
Papa Françesku i ka përshkruar migrantët dhe refugjatët si njerëzit “më të pafuqishëm dhe me më së shumti nevojë”, gjatë fjalimit të tij tradicional për Vitin e Ri.
Me këtë rast ai u ka bërë thirrje liderëve botërorë për të bërë më shumë në këtë aspekt.
Papa u ka thënë rreth 40,000 personave që ishin mbledhur, se kishte zgjedhur çështjen e migrantëve, si temë për Ditën Botërore të Paqes në Kishën Katolike që shënohet çdo vit më 1 janar.
“Për këtë paqe, për të cilin ka të drejtë çdokush, shumica prej njerëzve janë në gjendje të rrezikojnë jetën në një rrugëtim që shpesh është i gjatë dhe i rrezikshëm, ata janë në gjendje të përballen me tendosje dhe vuajtje”, ka thënë ai, transmeton “Reuters”.
Ai po ashtu ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump për idenë e ndërtimit të murit që ndan SHBA-në dhe Meksikën me qëllim të mbajë larg migrantët.
Ai ka kërkuar që të krijohen mënyra si shtetet mund t’i mirëpresin refugjatët.