Papa Françesku kritikon peshkopët në ShBA
Papa Françesku u ka bërë thirrje peshkopëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), të tregojnë unitet përderisa përpiqen të trajtojnë një krizë nga akuzat për abuzime seksuale.
Papa ka theksuar se grindjet e brendshme duhet të përfundojnë pasi skandali ka dëmtuar kredibilitetin e Kishës amerikane.
Në një letër të gjatë dhe shumë të pazakontë dërguar peshkopëve në ShBA, Papa Françesku ka thënë se trajtimi i këtij skandali tregon nevojën urgjente për një qasje të re për menaxhimin dhe mendësinë brenda Kishës.
“Njerëzit besnikë të Perëndisë dhe misioni i Kishës, vazhdojnë të vuajnë shumë si pasojë e abuzimeve të pushtetit, ndërgjegjes dhe abuzimit seksual, si dhe mënyra e varfër sesi u trajtuan këto çështje”, ka shkuar Papa, transmeton “Reuters”.