Papa Françesku merr vaksinën kundër Covidit
14 janar 2021
| 15:43
Vatikani ka konfirmuar që Papa Françesku dhe paraardhësi i tij në këtë pozitë, Benedikti XVI, kanë marrë vaksinën e koronavirusit.
Zëdhënësi Matteo Bruni, ka thënë se atyre iu dha doza e parë “si pjesë e programit të vaksinimit”.
Është raportuar se Papa Françesku, 84 vjeç, i cili humbi gjysmën e mushkërive nga një infeksion në rininë e tij, ishte ndër të parët që mori vaksinën kur nisi vaksinimi atje të mërkurën, raporton “BBC”.