Papa Françesku mirëpret armëpushimin në Gazë
19 janar 2025
| 16:31
Papa Françesku e ka mirëpritur armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë. Derisa e ka quajtur vendim të duhur, ai ka bërë thirrje për zgjidhje të drejtë mes dy palëve.
Ai ka përmendur edhe punën e ndërmjetësve për arritjen e marrëveshjes në Lindjen e Mesme, teksa kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të ndërhyjë për të bashkëpunuar me palët për të arritur armëpushim përfundimtar.
“Ditët e fundit u njoftuam se armëpushimi në Gazë do të hyjë në fuqi sot. I shpreh mirënjohje të gjithë ndërmjetësve. Është punë e mirë të ndërmjetësosh që të arrihet paqja, falë ndërmjetësve”, ka thënë Papa nga dritarja e Pallatit Apostolik, raportojnë mediat e huaja.