Papa Françesku mohon zërat se është me kancer

04 korrik 2022 | 12:46

Papa Francesku i është përgjigjur  me humor shqetësimeve mbi shëndetin e tij. Në një intervistë të rrallë për agjencinë e lajmeve “Reuters” ai ka folur për problemet në gju dhe ka mohuar pretendimet se është me kancer, duke thënë me shaka se mjekët nuk i kishin thënë gjë për këtë.

“Nuk më kanë thënë asgjë. Nuk ma kanë thënë. Ata më shpjeguan mirë çdo gjë, por jo, nuk kam kancer. Është një thashetheme. Shpirti është ende këtu në Vatikan,  Vatikani është oborri i fundit evropian i një monarkie absolute”, ka thënë ai.

Papa ka qeshur edhe me zërat se kishte planifikuar të dorëhiqej në të ardhmen e afërt duke thënë se një mendimi tillë nuk i kishte kaluar kurrë nëpër mend. E megjithatë nuk përjashtoi mundësinë që diçka e tillë të ndodhte një ditë nëse, gjendja shëndetësore do t’ia pamundësonte punën.

Në intervistën 90-minutëshe, kreu i Selisë së Shenjtë ka thënë se respektonte vendimin e gjykatës së lartë amerikanë që ua hoqi grave të drejtën e abortit, por ka thënë se nuk kishte informacione të mjaftueshme për të folur nga pikëpamja juridike. Ai ka përsëritur qëndrimin kundër kësaj procedure duke e krahasuar me “punësimin e një vrasësi me pagesë”.

Papa ka folur edhe për luftën në Ukrainë, duke thënë se shpresonte të vizitonte së shpejti Kievin  dhe Moskën. Deri më tani asnjë Papë nuk e ka vizituar kryeqytetin rus. /abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë këtij…