Papa Françesku nga “Shën Pjetri” bën thirrje të mos dorëzohemi

12 prill 2020 | 09:39

Papa Françesku u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i dorëzohen frikës ndaj koronavirusit, duke iu thënë që të bëhen “lajmëtarët e jetës në kohë të vdekjes”.

Udhëheqësi i Kishës Katolike Romake po fliste në shërbesën në vigjilje të Pashkëve, ditën e shtunë, në mbrëmje, në Bazilikën e Shën Pjetrit pothuajse të zbrazët.

Anëtarët e komunitetit katolikë prej 1.3 miliardë njerëzish në botë kishin mundur ta ndiqnin në transmetim të drejtpërdrejtë shërbesën.

Masat e bllokimit janë akoma në fuqi në të gjithë Italinë, të goditur rëndë nga pandemia.

Kryeministri Giuseppe Conte vlerësoi Papa Françeskun për “veprimin e tij të përgjegjshëm në shënimin e Pashkëve pa kongregacion.

Të krishterët në të gjithë botën po festojnë Pashkët, festën më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, me gjithë kufizimet që kanë lënë qindra miliona të mbyllur në shtëpitë e tyre.

Shumë priftërinj po mbajnë shërbesa në kisha pa kongregacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëresha Elizabeth II ka dhënë mesazhin e saj për Pashkët…