Papa Françesku: Pandemia përkeqëson pabarazitë sociale
26 gusht 2020
| 14:32
Papa Françesku ka deklaruar se pandemia ka “ekspozuar dhe rënduar” pabarazitë shoqërore.
Gjatë audiencës së tij javore, të mërkurën, Papa ka thënë se pabarazitë shfaqen në vendin e punës, shkollat dhe programet qeveritare për të adresuar ndikimin ekonomik të pandemisë.
Ai nënvizoi se jo të gjithë mund të punojnë nga shtëpia. “Shkolla është ndërprerë papritur për disa fëmijë, por vazhdon për të tjerët, dhe derisa disa kombe të fuqishme mund të lëshojnë para për t’u përballur me krizën, kjo do të nënkuptojë “hipotekimin e së ardhmes për të tjerët”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, “këto simptoma të pabarazisë zbulojnë një sëmundje sociale, është një virus që vjen nga një ekonomi e sëmurë”.