Papa Francesku pranon se murgeshat janë mbajtur si skllave seksi

06 shkurt 2019 | 14:27

Papa Francesku ka pranuar se priftërinjtë dhe klerikët kanë abuzuar me murgeshat, madje në një rast i kanë mbajtur edhe si skllave seksi.

Këto komente Papa i ka bërë gjatë vizitës historike që zhvillon në Lindjen e Mesme. Ai u shpreh se Kisha po përpiqet që të zgjidhë këto probleme.

Papa Francesku ka se paraardhësi i tij Para Benedikti u detyrua që të mbyllte një institucion fetar ku murgeshat ishin abuzuar seksualisht nga priftërinjtë. Kisha ka qenë në dijeni të këtyre problemeve dhe po punonte për t’i trajtuar këto raste.

Sipas Papës, abuzimet seksuale të murgeshave janë një problem i vazhdueshëm, por që kryesisht ndodhin në manastire të caktuara, kryesisht në ato të reja.

Vetëm disa ditë më parë, revista e grave të Vatikanit (Women Church World) dënonte abuzimin me murgeshat, duke thënë se në disa raste ato ishin detyruar që të abortonin fëmijët e priftërinjve, diçka që e ndalon katolicizmi. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur…