Papa Françesku preferon Pelen para Messit
Debatet kanë qenë të ndezura përherë se kush mes Pele, Messi, Maradona e Cristiano Ronaldo është më i miri i historisë së futbollit, ku të shumtë janë ata që janë tifozë të “flaktë” të dyshes argjentinase.
Së fundmi, mendimin e tij mbi këtë temë e ka dhënë edhe Papa Françesku, i cili në një intervistë të dhënë për mediet italiane u pyet pikërisht për këtë çështje, teksa theksoi se i preferuari i tij është legjenda e Brazilit, Pele.
“Midis Maradonas dhe Messit, kë preferoj? Do të them një të tretën, Pele. Maradona ishte i mrekullueshëm si lojtar, por si njeri ai dështoi, ai rrëshqiti mes atyre që e lavdëruan dhe nuk e ndihmuan, djaloshi i gjorë. Messi është shumë korrekt, zotëri, por unë preferoj Pelen, një njeri me zemër, ai ishte shumë humanitar. Megjithatë atë të tre mbeten të mëdhenj”, ka thënë Papa Françesku.