Papa Françesku reagon nga spitali: Lufta nuk është zgjidhje, shkatërron shoqëritë dhe mjedisin tonë

18 mars 2025 | 11:10

Papa Françesku, ka reaguar  nga spitali Agostino Gemelli në Romë, ku ndodhet i shtruar që prej 14 shkurtit për shkak të pneumonisë së dyfishtë, për luftërat dhe dëmet e shkaktuara nga sulmet.

Papa Françesku në letrën e tij drejtuar gazetës Corriere della Sera, i referohet domosdoshmërisë që të mbizotërojë paqja dhe çarmatimi.

“Ka shumë nevojë për reflektim. Lufta shkatërron shoqëritë dhe mjedisin tonë, pa ofruar zgjidhje për konfliktet. Diplomacia dhe organizatat ndërkombëtare kanë nevojë për mbështetje dhe besueshmëri të re. Fetë, gjithashtu, mund të mbështeten në shpirtëroren e popujve për të ringjallur dëshirën për vëllazëri dhe drejtësi, shpresën për paqe”, shton Papa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vend i dhjetë me Ferrarin në garën e parë…