
Papa Françesku rrëzohet në shkallët e avionit, kjo është gjendja e tij
06 dhjetor 2021
| 14:46
Gjatë largimit të tij pas vizitës në Qipro, Papa Françesku ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar duke u ngjitur në avion.
Fatmirësisht Papa nuk u lëndua, pasi ai u ngrit menjëherë në këmbë me ndihmën e një roje sigurie dhe kur hipi në avion, përshëndeti me buzëqeshje të pranishmit në eventin e tij zyrtar të lamtumirës.
Një skenë e ngjashme, në të cilën Papa Françesku ka humbur ekuilibrin, ka ndodhur edhe shtatorin e vitit të kaluar, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.