Papa Françesku: Të mos mposhtemi nga frika dhe dëshpërimi, do të ringremë sërish besimin

25 dhjetor 2022 | 12:42

Në mesazhin e tij për këtë Krishtlindje që kremtohet në mbarë botën, Papa Françesku bën thirrje që të ndihmohen të varfërit e të dobtit. Nga Katedralen e Shën Pjetrit në Natën e Krishtlindjeve, Papa u shpreh se ata vuajnë më shumë nga lakmia njerëzore.

Papa bëri thirrje që të mos mposhtemi nga frika, pafuqia dhe dëshpërimi dhe të ringremë sërish besimin.

“Zoti lind në një çerdhe, që t’i ringrihesh, aty ku ti mendon se e ke arritur fundin. Nuk ka asnjë të keqe, asnjë mëkat, nga të cilat Jezu Krishti nuk do apo nuk mund të të shpëtojë. Krishtlindjet nënkuptojnë që zoti është pranë nesh: Le të rilindë sërish besimi”.

Papa iu drejtoi thirrjen të krishterëve që në emër të Jezu Krishtit të kujdesen “për ata që kanë humbur shpresën që ta ringjallin atë sërish”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarët e lojtarit të famshëm brazilian të futbollit, Pelé, janë…