25 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës, ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë

03 shkurt 2025 | 07:57

Sot mbushen 25 vjet nga masakra mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, me ç’rast ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.

KMLDNj e kishte thënë se të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe të policisë ndërkombëtare.

Ndryshe, në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit janë vrarë Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.

Po atë natë u plagosen rëndë 25 shqiptarë, kurse u keqtrajtuan rëndë fizikisht 93 të tjerë. Në të njëjtën kohë filluan përndjekjet e shqiptarëve nga banesat dhe shtëpitë e tyre, me qëllim të spastrimit etnik të kësaj pjesë të qytetit.

Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MPB-ja e Serbisë, në krye me ish-komandantin Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë.

Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviq dhe e kishte dënuar me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të përurohet një çerdhe në Bukosh të Suharekës.…