Papa Françesku viziton Maqedoninë vitin e ardhshëm
13 dhjetor 2018
| 14:09
Zëdhënësi i Vatikanit, Greg Burke, ka bërë me dije se Papa Françesku do ta vizitoj Bullgarinë dhe Maqedoninë nga 5 deri më 7 maj 2019.
“Duke pranuar ftesën e autoriteteve më të larta dhe të Kishës Katolike, Ati i Shenjtë do të zhvillojë një vizitë në Bullgari, nga 5 deri më 7 maj dhe një në Maqedoni më 7 maj”, ka thënë Burke.