Papa i bën thirrje Putinit ta ndalojë ‘spiralen e dhunës dhe vdekjes’
Papa ka shprehur lutjen e tij më të fortë deri më tani për luftën teksa i është drejtuar publikut në Sheshin e Shën Pjetrit. Ishte hera e parë në publik që ai ka përmendur udhëheqjen e Putinit.
Papa i ka bërë thirrje gjithashtu presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të jetë i hapur ndaj propozimeve serioze të paqes.
Ai ka nxitur komunitetin ndërkombëtar që të përdorë të gjitha instrumentet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.
“Kjo plagë e tmerrshme, e pakonceptueshme e njerëzimit, në vend që të zvogëlohet, vazhdon të rrjedh gjak edhe më shumë, duke kërcënuar të përhapet”, ka thënë Papa Françesku.
“Që njerëzimi e gjen përsëri veten përpara kërcënimit të luftës atomike është absurde. Çfarë duhet të ndodhë më shumë, sa më gjak duhet të rrjedhë më shumë para se të përfundojë lufta?”, ka pyetur Papa Françesku.
Gjatë gjithë luftës, Françesku ka denoncuar përdorimin e armëve dhe ka kërkuar dialog, raporton “AP”.