Papa: Lajmet e rreme në medie janë haram
Papa Françesku ka kritikuar gazetarët për fokusimin në skandale dhe lajme sensacionale, duke thënë se ato janë “mëkat i madh” që i lëndon të gjithë të përfshirët.
Ati i Shenjtë, i cili planifikon që në fjalimin vjetor të flasë edhe për “lajmet e rreme” (fake news) i ka deklaruar një mediumi katolik se gazetarët kryejnë një mision në mesin e më fundamentalëve në shoqëritë demokratike, shkruan “Guardian”.
Ai u ka rikujtuar gazetarëve që të japin informacione të sakta, të plota dhe korrekte, e të mos transmetojnë raporte të njëanshme.
“Nuk duhet të bini në ‘mëkatin e komunikimit’, dezinformimit apo duke rrëfyer vetëm njërën anë, shpifje sensacionale dhe duke shikuar për gjëra që janë lajme të vjetruara e që janë trajtuar e për t’i sjell në dritë përsëri”, ka thënë Papa.
Ai ka thënë se këto veprime janë “mëkate të mëdha që lëndojnë zemrat e gazetarëve dhe lëndojnë njerëzit”. KK