Papa marton çiftin në avion
21 janar 2018
| 12:03
Papa Françesku ka bërë histori duke drejtuar një ceremoni martese për dy asistentë fluturimi në bordin e avionit me të cilin po udhëtonte mes qyteteve në Kili.
Paula Podest Ruiz, 39 vjeç dhe Carlos Ciuffardi Elorriga, 41 vjeç, ishin martuar më herët në një ceremoni civile, por i kërkuan Papës ta bekonte martesën e tyre. “A doni që t’ju martoj?” ka pyetur Papa Françesku.
Çifti ka thënë se nuk kishin mundur ta kryenin ceremoninë në kishën e tyre në kryeqytetin kilian Santiago, pasi ajo ishte dëmtuar nga një tërmet në 2010.