Papa mban meshë pa besimtarë

06 prill 2020 | 00:21

Papa Françesku mbajti të dielën një meshë pa pjesëmarrjen e publikut, për shkak të pandemisë me koronavirus, për të cilën ai tha se duhet të përqendrojë vëmendjen e njerëzve në atë që është më e rëndësishmja, pavarësisht nga vështirësitë, për të përdorur jetën tonë për t`u shërbyer të tjerëve.

Papa “dukej i zhytur në mendime dhe foli me zë të ulur”, pasi ai zhvilloi të parën nga disa ceremoni të Javës së Shenjtë ku nuk do të marrin pjesë besimtarët, për shkak të kufizimeve për lëvizjen e qytetarëve në Itali, transmeton AP.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,…