Papa mesazh për Krishtlindje: Të kujdesemi për të tjerët, falni sa më shumë mirësi!

24 dhjetor 2023 | 18:59

Papa Françesku ndërsa ka uruar besimtarët për Krishtlindje është shprehur se “Duhet të kujdesemi për të tjerët me dashamirësi”.

“Të veprojmë me mirësi dhe dashur. Pa dhunë dhe pa cënuar lirinë. Mirësia e Zotit është ajo që ne duhet të përçojmë mes miqve, mes të dashurve, bashkëshortëve, prindërve, fëmijëve. Të jemi delikatë, të respektueshëm, të kujdesshëm me të tjerët. Në këto ditë duhet të mblidhemi nëpër kisha, të bëhemi bashkë në shtëpi, me të afërm apo miq që nuk I kemi parë prej kohësh, të dëgjojmë dhe vizitojmë njëri-tjetrin”, – tha në mesazhin e tij Papa Françesku.

Papa Françesku bëri thirrje edhe që lufta në botë të marrë fund.

“Ne jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona që vuajnë nga lufta, mendojmë për Palestinën, Izraelin, Ukrainën. Ne mendojmë gjithashtu për ata që vuajnë nga varfëria, uria, skllavëria”,- përfundoi Papa Françesku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin Kojshia Show këtë javë ishin të ftuar aktoret…