Papa në meshën e Krishtlindjes: Zoti i do edhe më të këqijtë prej nesh

25 dhjetor 2019 | 11:30

Papa Françesku ka thënë në meshën e Krishtlindjes se Zoti i do të gjithë. “madje edhe më të këqijtë prej nesh”.

Ai duke folur para mijëra njerëzve gjatë meshës së festës së Krishtlindjes në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan ka thënë se “Ju mund të keni ide të gabuara, ju mund të keni bërë një rrëmujë të plotë të gjërave…por Zoti vazhdon t’ju dojë”.

Papa Françesku do të kthehet në Sheshin e Shën Pjetrit më vonë, në Ditën e Krishtlindjes, për t’i dhënë botës mesazhin tradicional.

Në mesin e atyre që morën pjesë në meshë ishin edhe disa fëmijë nga disa vende të botës, përfshirë Venezuelën, Irakun dhe Ugandën.

Kjo tregon se në vëmendje të Papës, si udhëheqës i 1.3 miliardë katolikëve, janë edhe emigrantët dhe viktimat e luftës.

“Zoti nuk ju do sepse ju mendoni dhe veproni në mënyrën e duhur. Dashuria e tij është e pakushtëzuar; nuk varet nga ju”, ka thënë Papa.

Papa Françesku gjithashtu iu referua skandaleve të abuzimeve dhe atyre financiare që e kanë goditur Kishën.

“Çfarëdo që të shkojë keq në jetën tonë, çfarëdo që të mos funksionojë në Kishë, pavarësisht problemeve që ka në botë, kjo nuk do të shërbejë më si një justifikim”, ka thënë Papa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhihadistët në Burkina Faso kanë vrarë 35 civilë, shumica prej…