Papa thotë se vetëm të pasurit po mund të kenë fëmijë në Itali

12 maj 2023 | 13:23

Krijimi i një familjeje në shtetin italian po bëhet e pamundshme pasi vetëm të pasurit mund ta përballojnë koston, ka thënë Papa Françesku, duke paralajmëruar se kushtet “e egra” të tregut të lirë po i pengonin të rinjtë të kenë fëmijë.

Lindjet vjetore kanë ranë nën 400 mijë në vitin 2022, gjegjësisht për të 14 vit ka më pak lindje se më parë ndërsa popullsia e përgjithshme aktualisht është 58.85 milionë, raporton “Nypost”.

Duke folur në një konferencë mbi krizën demografike në rritje, Papa Françesku, ka thënë se rënia e lindjeve sinjalizon mungesë shprese në të ardhmen, me brezat e rinj të rënduar nga një ndjenjë e pasigurisë, brishtësisë dhe pasigurisë.

“Vështirësia në gjetjen e një pune të qëndrueshme, vështirësia në mbajtjen e një të tillë, shtëpitë tepër të shtrenjta, qiratë e larta dhe pagat e pamjaftueshme janë probleme reale”, ka thënë ai gjersa ishte ulur përkrah kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Papa ka thënë se kafshët shtëpiake po zëvendësojnë fëmijët në disa familje ndërsa tregoi se si një grua i kërkoi që t’ia bekojë një qen, raporton “Telegrafi”.

“Unë e humba durimin dhe e qortova duke thënë se shumë fëmijë janë të uritur dhe ju më sillni një qen”, ka thënë ai.

Një rënie e popullsisë është një shqetësim i madh për vendin e tretë më të madh të eurozonës, ku GJDP-ja rrezikon të bie me 18 për qind gjatë dy dekadave të ardhshme.

Ministri i Arsimit tha të enjten se demografia aktuale sugjeron se Italia do të ketë tkurrje me një milion gjatë dhjetë vjetëve të ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Napoli, Aurelio de Laurentiis, në një intervistë për…