Papa ua shkurton pagat kardinalëve
Kriza ekonomike për shkak të pandemisë shëndetësore ka mbërritur dhe në Vatikan.
Arka e Selisë së Shenjtë është vënë në vështirësi e ka detyruar Papa Francescon të vendos të shkurtoj pagat e kardinalëve.
Prej muajit prill, 227 kardinalët e Kurisë së Shenjtë, nga 88 vende të botës, do të kenë një reduktim me 10 % të pagës së tyre mujore që shkon nga 5000 deri në 5500 euro në muaj.
Gjithashtu për të gjithë të punësuarit në Vatikan, Papa Francesco ka vendosur të ngrij për dy vite rresht, deri në prill të vitit 2023, rritjen e rrogës vit pas vit, për shkak të vjetërsisë në punë.
Reduktime në pagë nën kuotën 10% do të kenë dhe drejtuesit klerikalë të Selisë së Shenjtë.
Por Papa Francesco ka vendosur të mos ketë asnjë shkurtim vendi pune tek të punësuarit në Vatikan e ka vendosur ta përballoj këtë krizë të ekonomike duke reduktuar pagesat e atyre që paguhen më shumë, reduktim që do të kryhet në rrugë proporcionale e progresive.
“Një e ardhme ekonomike e qëndrueshme kërkon ndër vendimet e tjera dhe masën në kidhje me opagat e personelit”, shkruan në letrën e tij apostolike dërguar punonjësve të Selisë së Shenjtë, Papa Francesco.
“Duke marrë parasysh se kosto e personelit përbën një zë të rëndësishëm në buxhetin e Selisë së Shenjtë e të shtetit të Vatikanit, kemi proceduar sipas kriteri proporcionale e progresive me qëllim ruajtjen e vendit të punës. Megjithatë, thuhet në këtë letër, ky vendim nuk do të zbatohet nëse personi dokumentin se paga e tij nuk plotëson përballjen me shpenzimet shëndetësore për të e për të afërmit deri në shkallë të dytë.”
Vendimi i marrë nga Ati i Shenjtë prek të gjithë punonjësit jo laik të Vatikanit./oranews/