Papa: Vaksina e koronavirusit duhet të ndahet në të gjithë botën

03 maj 2020 | 15:14

Papa Françesku bëri thirrje të Dielën për bashkëpunim shkencor ndërkombëtar për të zbuluar një vaksinë për koronavirus dhe tha se çdo vaksinë e suksesshme duhet të vihet në dispozicion në të gjithë botën.

Papa, falënderoi të gjithë ata që në mbarë botën po ofronin shërbime thelbësore.

Ai inkurajoi bashkëpunimin ndërkombëtar për t’u marrë me krizën dhe për të luftuar virusin, i cili ka infektuar gati 3.5 milion njerëz dhe ka vrarë më shumë se 240,000 njerëz në të gjithë botën.

“Në fakt, është e rëndësishme të bashkohen aftësitë shkencore, në mënyrë transparente dhe të paanshme për të gjetur vaksina dhe trajtime,” tha ai./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se gjysma e popullsisë…