![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/Capture-92.jpg)
Papagalli ia vjedh gazetarit AirPod-in gjatë transmetimit live
06 nëntor 2022
| 08:58
Një papagall ka vjedhur AirPod-in e një gazetari në Kili derisa ai po raportonte për rritjen e shkallës së krimit.
Gazetari nuk e kishte bezdi përderisa papagalli po qëndronte në supën e tij, por më pas shpendi ia kapi AirPodin me sqep dhe fluturoi.
Pas kësaj, gazetari tregoi për vjedhjen dhe shikonte përreth, me shpresën që papagalli do t’ia kthente.