Papastërti e ftohtë në karantinë, ja si ishte mbrëmë në Qendrën e Studentëve

06 maj 2020 | 15:54

Karantina në Qendrën e Studentëve ditëve të fundit ka qenë temë debati, pas një rasti tragjik që ndodhi aty, dy ditë më parë, ku humbi jetën i riu 26-vjeçar nga Gjilani.

Por, ankesat nga kjo karantinë po vazhdojnë nga më të ndryshmet. Një qytetar, që dje ka ardhur nga Suedia, së bashku me 150 persona të tjerë, i ka treguar “Scanner” se nga 150 udhëtarët që mbrëmë kanë arritur në Kosovë, vetëm 21 nga ta janë karantinuar.

Ai ka treguar se nuk kanë pasur asnjë ndihmë mjekësore dhe se kushtet e pastërtisë janë jashtë çdo niveli.

I karantuari, që gjendet në konviktin numër 6, i ka thënë “Scanner”-it se ata vetë janë detyruar mbrëmë t’i pastrojnë dhomat, sepse nuk kanë mund të flenë nga papastërtia.

Po ashtu, ai ka treguar se gjatë natës së mbrëmshme kanë pasur ftohtë për shkak të temperaturave të ulëta që kanë mbretëruar gjatë natës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…