Papërvoja e kryeministrit Hoti do të na kushtojë në bisedimet në Bruksel

23 korrik 2020 | 14:43

Shkruan: Bujar Berisha, New York

Takimi i fundit në mes të kryeministrit tonë dhe atij tëSerbisë, në rastin më të mirë ishte një debakël – kjo për shkakun e papërvojës së përfaqësuesit tonë. Videoja që doli në lajmet e mbrëmjes para takimit ishte një plus i radhës për serbët e një minus për ne. Në takime të tilla të profilit të lartë ku e tërë Evropa e më gjerë e përcjellin një lajm të tillë, çdo detal i sjelljes së përfaqësuesit tonë që nga “body language”,(gjuha e trupit), e deri te mënyra e komunikimit merr notën si nga dashamirët, ashtu edhe nga dashakëqijtë. Para hyrjes në takim kryeministri ynë projektonte veten si një nxënës i cili ishte duke pritur drejtorin dhe profesorin për një takim në klasë. Normalisht ,kundërshtari ynë Vuçiqi e shfrytëzoi çdo sekondë nëatë video të cilën e shikonte krejt bota duke aluduar se ai ishte aty “sepse nuk kishte qare, përndryshe…”

Nuk ka dyshim se kryeministri ynë, Hoti është një njeri i mirë. Problemi qëndron në faktin se Hoti nuk posedon veti të një politikani i cili ka aftësinë që ta kuptojë rëndësinë në të cilën gjenden ai dhe vendi dhe nuk mendon me kokën e tij – ai teledirigjohet nga Mustafa. Hoti thjesht vuan nga sindromi ballkanik i të “qenit i pari”, e gjërat e tjera nuk kanë rëndësi – sepse “afterall” (pas të gjithave) mileti e përpin këtë punë.

Metamorfozën që Lidhja Demokratike e Kosovës e pësoi që nga çlirimi duke u transformuar nga një lëvizje gjithëpopullore në parti dhe së fundi në një klan prodhoi një kryeministër të tillë. Çështja qëndron se po të bëhej fjalë për politika lokale për ndarjen e fondeve dhe interesave tjera, Hoti si përfaqësues i klanit nga i cili buron do të ishte OK. Por, gjendja është shumë më serioze. Duhet të vendoset për gjëra madhore qëgjeneratat e ardhme duhet të jetojnë me to-dhe fakti se një pjesë e madhe e elitës sonë jo vetëm që nuk “shtrëngohen” dhe të tregohen më seriozë duke dhënë më të mirën e mundshme për hir të asaj çka ne dhe gjenerata të tëra ndër shekuj kanë kaluar, ata në emër të“patriotizmit” të cilin e projektojnë qeshin me ne.

Në shkrimet e mëparshme unë dhashë ide dhe zgjidhje kreative ku ne do të dilnim faqebardhë duke i demoluar pozicionet raciste serbe. Nuk prita që pjesëtarët e kësaj elite politike ti marrin në konsideratë ato sepse shihet se këto zonja dhe këta zotërinj nuk kanë afinitet për njëgjë të tillë. Këta njerëz thjesht nuk janë të vetëdijshëm se “inteligjenca” e tyre perceptohet si një injorancë primitive.

“Koordinatori” dhe nënçmimi i inteligjencës së popullit

Në Amerikë, emërimi i një personi të rangut të Skender Hysenit si “point man” (burri i cili do i vinte pikën) marrëveshjes me Serbinë populli do i përgjigjej me pyetjen “really?” (me të vërtetë?). Ky hap i klanit Mustafa ngrit pyetje serioze dhe prodhon vija të kuqe dhe ngrit shumë shqetësime. Çuditërisht karakteri i Hysenit del si protagonist shumë i rëndësishëm në shumë episode në vitet e fundit siç ishte nënshkrimi i tij si ministër i Brendshëm duke i dhënë peshqesh Çakorrin Malit të Zi. Hyseni mund të “argumentojë” të kundërtën. Por ja që një bashkëkombës i tij, Ditmir Bushati refuzoi kolltukun dhe kështu mbrojti krenarinë e popullit të tij, duke u bërë kështu burim shprese për gjeneratat e reja.

Problemi qëndron se emërimi i Hysenit, i cili projekton një qasje bizantine, e vë kryeministrin Hoti në plan të tretë, sepse ai edhe ashtu deri në emërimin e ri qëndronte në plan të dytë duke marrë urdhra nga “bosi”, Mustafa.

Normalisht se hapat e qeverisë Hoti kalojnë në “sitën” e aleatëve tanë dhe si rezultat do të kontribuojnë në vazhdimin e lodhjes kronike të tyre nga sjelljet fëmijërore të qeverisë sonë. Këto lodhje kronike ata do t’i përballojnë sepse populli ynë (mes tjerash) në vazhdimësi përcaktohet për vlerat perëndimore duke qenë kështu i vetmi entitet në rajon i cili projekton njëqasje të tillë. Por është elita politike ajo e cila i materializon interesat e tyre në tavolinë. E kjo elit ëçuditërisht në rastin më të mirë është duke i anashkaluar interesat dhe aspiratat e tyre duke u treguar plotësisht të papërgjegjshëm. Rezultati i kësaj papërgjegjësie, e cila herë manifestohet me inate patetike e herë me qasje fëmijërore, si rezultat ka forcimin e mëtutjeshëm të Serbisë. Dhe kështu injoranca e kësaj qeverie do prodhojë një “fajtor” tëri, duke u lënë të rinjve vetëm një derë të hapur, atë të syrgjynosjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë botërore, Demi Lovato është fejuar me aktorin…