Papini: Neymar-Mbappe-Cavani janë egoist
21 shtator 2018
| 13:29
Ish-lojtari i Milanit dhe Bayern Munchenit, Jean-Pierre Papin, ka thënë se Neymari dhe Kylian Mbappe duhet t’i lënë arritjet e tyre personale anash nëse duan ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Ai e ka kritikuar edhe sulmuesin Edinson Cavani.
“Me PSG-në ata nuk janë heronj, ata janë egoistë. Është një dallim mes yjeve që i shohim jashtë dhe atyre që i kemi këtu në Francë. Kur Neymari luante për Barcelonën, ai kthehej edhe në mbrojtje…”, ka thënë Papin, duke shtuar se: “Ata kanë kualitet. Nuk ka problem këtu, mirëpo ata duhet të bashkohen, pastaj të tjerët të përfitojnë nga kualitetet e tyre. Qëllimi kryesor i klubit është fitimi i Ligës së Kampionëve”.