Papuçet e tij bënë xhiron e botës, reagon për herë të parë Kanye West
30 gusht 2018
| 11:29
Kishte reagime të shumta për papuçet që Kanye West veshi ditën e dasmës së mikut të tij më parë këtë muaj. Papuçet u bënë virale për shkak të madhësisë së tyre, pasi ishin sa gjysma e këmbës së këngëtarit. Dhe, për më tepër, të veshura në një dasmë.
Por producenti ka reaguar për herë të parë në një postim në “Twitter”, ku është shprehur se papuçet e tij nga koleksioni i ardhshëm ishin dizajnuar ta kishin atë madhësi që kishin.