Papuçi: Ish-kryetari dhe ish-nënkryetari janë fajtorët për gjendjen e Besës
12 janar 2018
| 11:10
Ish-futbollisti i Besës së Pejës dhe tash Gjilanit, Fisnik Papuçi, i ka akuzuar ish-kryetarin dhe ish-nënkryetarin e KF Besa se janë fajtorë për gjendjen në klubin nga Peja.
Sipas Papuçit, këta dy dhe tre anëtarë të tjerë të kryesisë duhet të japin llogari për faktin se punuan vetëm për interesat personale.
“Faktikisht, ishte pritur të vijë një gjendje e tillë, pasi kryesia e kaluar ka bërë një punë të mbrapshtë sepse ata punuan vetëm për interesat e tyre personale, kurse interesat e klubit ishin lënë tërësisht anash. Peja me traditë 90-vjeçare nuk e ka merituar një situatë të tillë dhe ata që janë fajtorë duhet të japin llogari, sidomos ish-kryetari dhe ish-nënkryetari si dhe 2-3 anëtarë të kryesisë”, ka thënë Papuçi për “Sport24”.