Papunësia në Eurozonë bie në nivelin më të ulët në 9 vitet e fundit
Papunësia në Eurozonë ra në nivelin më të ulët në 9 vite gjatë Nëntorit, falë rritjes së fortë ekonomike. Megjithatë norma e papunësisë vazhdon të ketë diferenca brenda bllokut të valutës së përbashkët.
Eurostat raportoi se norma e papunësisë në 19 vendet që ndajnë euron ra në 8.7% gjatë Nëntorit, nga 8.8% që ishte në Tetor, që është norma më e ulët që prej Janarit 2009.
Numri i personave të papunë ra me rreth 107 mijë, në 14.26 milionë në total. Duke dalë nga ngërçi ekonomik, i shkaktuar nga kriza e borxhit sovran, ekonomia e Eurozonës ndodhet tashmë në periudhën më të fortë në 1 dekadë, duke u rritur me 2.5% për tremujorin e tretë 2017, shkruan “scantv”.
Megjithatë, norma mesatare e papunësisë për të gjithë bllokun e valutës, maskon diferencat e mëdha brenda vendeve anëtare. Gjermania ka një normë prej 3.6%, ndërsa në Greqi, papunësia shënoi 20.5% ndjekur nga Spanja me 16.7% dhe Italia në 11%.
Diferenca akoma më të mëdha vëzhgohen në papunësinë tek të rinjtë. Norma e papunësisë për të rinjtë qëndron në 6.6% në Gjermani, ndërkohë që në Greqi u regjistrua në 39.5% dhe në Spanjë, në 37.9%.