Papunësia në ShBA bie nën 4 për qind
04 maj 2018
| 17:08
Papunësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka rënë nën 4 për qind në muajin prill, si rezultat i hapjes së 160 000 vendeve të reja të punës, ka njoftuar Departamenti amerikan i Punës.
Vendet e reja të punës në prill janë hapur kryesisht në shërbime të biznesit, prodhim, kujdes shëndetësor dhe miniera, ka thënë Byroja për Statistika e Departamentit të Punës.
Papunësia në ShBA, bazuar në anketën mujore të Zyrës së Ekonomive Familjare, ka rënë ndjeshëm që prej kulmit të saj prej 10 për qind në vitin 2009.