Papuqi emërohet trajner i FC Dardania
FC Dardania ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin Fisnik Papuqi për të marrë drejtimin e skuadrës.
Fisnik Papuçi është shpallur katër herë kampion i Kosovës dhe pesë herë fitues i Kupës. Mbrojtësi nga Peja ka luajtur edhe në Shqipëri e Mal të Zi. Profesionin e trajnerit, e ka nisur të moshat e KF Besës, klubit të tij të zemrës, duke vazhduar edhe si kryetrajner i ekipit të parë, për të vazhduar me KF Rilindja 1974 në Ligën e Parë si dhe me vonë edhe me KF Deçani.
“Timonieri nga Peja do drejtoj skuadrën tonë drejtë të vetmit synim, inkuadrimit në ligen e parë. Kryesia e klubit ishin të pajtimit që ti japin besimin trajnerit PAPUQI për udhëheqjen e skuadrës ku u betuan që do qëndrojnë afër me kushtet dhe gjitha mundësitë që klubi ynë ta arrijë qëllimin që e ka për këtë sezone. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e FC Dardania.
/Epoka e re/