Papuqi lë futbollin e Kosovës, shpërngulet në ShBA
04 janar 2019
| 12:07
Futbollisti Florent Papuqi e ka lënë futbollistin e Kosovës për shkak se është shpërngulur në ShBA.
Fituesi i titullit kampion, Kupës së Kosovës dhe Superkupës me klubin e Besës, ka lënë futbollin dhe Kosovën dhe është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Nju Jork.
“Jam shpërngulur përfundimisht në ShBA. Nuk do të vazhdoj të luaj futboll në Kosovë. Unë jam shumë i lumtur me atë që kam arritur në futbollin e Kosovës, pasi kam dhënë gjithmonë maksimumin në fushë dhe i kam fituar të gjithë trofetë e mundshëm me Besën”, ka thënë Papuqi për “Olle”.
“Të jesh futbollist në Kosovë nuk është aspak lehtë. Unë u dëshiroj suksese të gjithëve, e sidomos klubit të zemrës, Besës”, ka deklaruar Papuqi.